Shkup, 8 dhjetor – Sot dhe gjatë fundjavës qytetarët do të mund që me autobusë të lëvizin në drejtim të malit Vodno, për rekreacion dhe ajër të pastër. Lëvizja me automjete është ndaluar në këtë rajon që nga 25 nëntori i këtij viti.
Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, kurse në vendet më të larta ka shfaqje lagështie nëpër korsi. Në vendkalimet kufitare ka pritje deri më 30 minuta për hyrje-dalje nga Maqedonia, sidomos në vendkalimin kufitar në Tabanoc.