Njihuni me zv.presidenten amerikane

87

Kandidati i Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka zgjedhur kandidaten për zëvendës-presidente, raporton CNN.

Në qoftë se Biden del fitues në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor, nënpresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë senatorja nga kaliforrnia, Kamala Harris.

55-vjeçarja Harris bëhet gruaja e parë afro-amerikane në historinë e SHBA-së që futet në garë për këtë pozitë të lartë.

Biden, i cili ishte zëvendës-president në kohën e presidentit Barack Obama, ishte zotuar se “krahu i tij i djathtë” do të jetë një grua. Në listën e ngushtë për këtë pozitë ishte edhe Susan Rice, edhe ajo afro-amerikane.

Kamala Harris kishte në hyrë në garën për kandidaturën e demokratëve për president të Shteteve të Bahkuara, por ishte tërhequr për shkak të epërsisë së paarritshme që kishin krijuar Joe Biden e Berni Sanders. Ky i fundit ishte tërhequr gjithashtu nga gara, por është zotuar se do ta përkrahë kandidaturën e Bidenit.

Në sondazhet e zhvilluara deri tani, Joe Biden udhëheq me një diferencë të konsiderueshme ndaj presidentit actual të SHBA-së, Donald Trump.

Comments are closed.