Microsfot të martën edhe zyrtarisht ka prezantuar versionin e ri të Windows 10 dhe përveç kësaj, kompania ka prezantuar edhe modelin e ri të pajisjes Surface. I ashtuquajturi Surface CloudBook do të luajë lojë të dyfishtë. Para së gjithash, pritet të jetë njëri ndër modelet më të mira, të cilat do të lëvizin Windows 10 S ose Windows 10 Cloud, që është pjesë e strategjisë, të cilën Microsoft tashmë e ka miratuar edhe për linjën tjetër Surface. Specifikat e harduerit flasin për 4 GB RAM memorie, bateri, e cila zgjat gjithë ditën dhe 32 GB flash të memories së brendshme. Edhe partnerët tjerë siç janë HP, Dell, Acer dhe Lenovo, po ashtu po i bashkëngjiten platformës Windows 10 Cloud, por në rastin e linjës Surface kompania Microsoft dëshiron që CloudBook të jetë pajisja më e fuqishme me sistemin e ri operativ.