Njihuni me vlerat magjike të lules “Mos më prek”

39

Ajo është një lule e vështirë për t’u ledhatuar. Sapo e ndien që i afrohesh, mbyllet në vetvete. Po flasim për lulen “Mos më Prek” me emrin botanik Mimosa Pudica. Kjo bimë shkruan agroweb.org, duket sikur është kryeneçe, por në të vërtetë, ashtu siç edhe tregon emri i saj latin (Pudica-e turpshme), ajo thjesht ‘ka turp’. Bima e mbushur me lule të vogla të bukura ngjyrë rozë dhe gjethe në ngjyrë të gjelbër mblidhet menjëherë sapo të preket nga dora e njeriut. Lulja “Mos më Prek” gjendet kudo në botë dhe në Shqipëri rritet me bollëk dhe mund të gjendet në ngjyra të ndryshme, por në prag të tharjes duket e bardhë. Kjo lule në të vërtetë konsiderohet si barishte. Por, praktikuesit e mjekësisë popullore e kanë përdorur prej kohësh kërcejtë, gjethet dhe lulet e barishtes “Mos më Prek”, për shkak të vlerave të fuqishme shëndetësore. Ajo shëron plagët, lufton dhe mbron nga helmet, kundër ulcerës dhe inflamacion.

Comments are closed.