Njihuni me versionin më të lirë të Mercedes-AMG GT 53 të 2020-ës

Mercedes-AMG GT 2020 me katër dyer u prezantua me motor V8 twin-turbo, dhe kishte një çmim të lartë me gjashtë shifra. Ndërsa këtë pranverë, niveli fillestar i Mercedes-AMG GT 53 do të lançohet me një çmim nën 100,000$.

Çmimi bazë së bashku me tarifën e destinacionit për GT 53 është 99,995$. Është një çmim i lartë gjithsesi, por është 37,500$ më lirë se modeli V8 më i lirë.

Kjo ulje në çmim vjen si pasojë e uljes së numrit të cilindrave. GT 53 ka motorin turbocharged 3.0 litër me gjashtë cilindra në një vijë. I njëjti motor është përdorur edhe në modele të tjera AMG me emërtimin 53.

Karakteristikat e Mercedes-AMG GT 53

Makina ka 429 kuaj fuqi. Gjithashtu ka sistemin elektrik mild-hibrid Mercedes EQ Boost 48-volt. Ky sistem ka gjeneratorin/butonin start elektrik për ndezjen dhe nisjen e makinës, si dhe një rrotë kompresori elektrike që shërben për të shpejtuar turbot.

Motori është i lidhur me kamion automatike me nëntë nivele shpejtësie, si dhe sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive. Megjithatë nuk ka “drift mode” që e kanë makinat me V8.

Ky kombinim e çon makinën Mercedes-AMG GT 53 në shpejtësinë 96 km/h për 4.4 sekonda. Shpejtësia maksimale është 280 km/h. Kjo është 1.1 sekonda dhe 31 km/h më pak se AMG GT 63 më e shpejtë.

Kur u zbulua në fillim çmimi i AMG GT V8, e kemi krahasuar me rivalin më të afërt, Porsche Panamera. Tani versionet me gjashtë cilindra mund të krahasohen edhe më mirë.

Një Porsche Panamera kushton 90,000$ dhe ka 330 kuaj fuqi. Për të marrë një Panamera me të njëjtën fuqi dhe sistem drejtimi all-wheel me GT 53, kjo do t’ju kushtojë 105,250$. Kjo e bën Mercedes të duket më tërheqës.

Një krahasim tjetër i mundshëm është mes GT 53 dhe sedanit CLS 53. Makinat kanë të njëjtin motor, kamio, dhe madje kohën për 0-96 km/h. Por çmimi i CLS 53 fillon nga 80,895$. Madje disa mund të mendojnë se CLA ka një pamje më tërhqëse.

Por ajo që e bën GT 53 më të dashur për blerësit, është fakti se e gjithë makina është zhvilluar nga AMG, dhe është më praktike me stilin hatchback.

Megjithatë CLS ka katër pistona, në vend të gjashtë pistonave të GT 53.

Çdo gjë mbetet në dorë të blerësve…