Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme. Burri i saj i parë ishte bankieri, Andre Louiz Auziere dhe bashkë kanë tre fëmijë. Megjithatë, askush nuk mund ta besojë se Brigitte është nëna e tre fëmijëve, sepse linjat e saj janë sikurse të një vajze të re. E lindur në vitin 1984, Tiphanie është avokate dhe nënë e dy djemve. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjedhjen e Emmanuel Macronit si president, i cili është vetëm 7 vite më i vjetër se ajo. Pavarësisht dallimit në moshë, martesa e presidentit francez dhe gruas së tij është e mrekullueshme. Fëmijët e saj nuk kanë krijuar asnjë problem, përkundër ata kanë mbështetur Macronin në fushatën parazgjedhore. Megjithatë, zonja Macron la bashkëshortin e saj të parë për Emmanuel Macron, të cilit i dha mësim. Brigitte dhe vajza e saj ngjasojnë shumë mes vete. Ato madje kanë edhe një stil të veshjes dhe thjesht ja kalojnë shumë mirë. Gruaja e Macron konsiderohet si një grua që ka kaluar shumë sfida, që ka guxim dhe është shumë e vendosur. Por të njëjtat gjëra nuk thuhen edhe për vajzën e saj. Ajo është shumë më pak diplomatike se nëna e saj. Tani për tani ajo nuk ka ambicie politike.