Kur Cephas Bansah flet mbi vizitën e tij në “Weserstadion”, gati sa nuk i mbushen sytë me lot. “Ishte e mrekullueshme. Një mbrëmje fantastike. Më pëlqen shumë Bremen,” shprehet tifozi më i zjarrtë i Werder. Në fitoren 2:1 kundër Ingolstadt festoi si i çmendur me kurorën prej floriri, shoqëruar nga djali Carlo dhe xhaxhai Tyrone në tribunë. Cephas Bansah, një mbret nga Ganës, është tifozi më i çmendur i Werder. Më 1970 gjyshi i tij e kishte dërguar në Gjermani. Aty bëri një specializim, më pas u bë prori i makinerive të vendit të tij si dhe mbreti i Ewe. Një komb, që ndodhet në lindje të Ganës dhe me rreth 300,000 njerëz. “Mund të jem i vetmi mbret që ndihmon popullin e tij, dhe jo e kundërta,” shprehet ai.
Por ai nuk mbështet vetëm popullin e tij, por edhe Werder. “Pas ndeshjes me Ingolstadt i kam shpërndarë disa gjëra lojtarëve dhe shpresoj t’i sjellin fat. Kjo është Voodoo. Që prej asaj dite Werder nuk është mundur!” Ai jep edhe një mesazh për pilotin gjerman të aksidentuar Michael Schumacher. “Shpresoj që ai të bëhet më mirë.” Ai i ka takuar të gjithë gjatë jetës së tij, Bill Clinton, helmut Kohl dhe madje Papa Gjon Palin II. Megjithëse gjendja sportive e Werder vazhdon të jetë e lëkundur, ai beson se ekipi do të qëndrojë në Bundesliga. “Nuk besoj se do të bien nga kategoria. Rënia nuk konsiderohet.”