Njihuni me të moshuarin që ka 60 vite pa u larë

88

Të bësh një dush përpara se të ikësh në punë apo përpara një ceremonie të rëndësishme është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Por për një 80-vjeçar nga Irani, i cili ka 60 vite pa u larë çfarë mund të thuhet?!

Amo Hadiji ka pothuajse një jetë të tërë që nuk lahet. Me kalimin e kohës ngjyra e trupit të tij është shndërruar në gri dhe është bërë më e vrazhdë. Amo jeton në provincën Farsit, në një strehëz në kushte tejet të vështira.

Natyrisht ai kundërmon erë të rëndë, e për këtë arsye vizitorët për të janë të pakët. Nuk dihet shumë për të moshuarin, ai është zbuluar vetëm kohët e fundit nga gazetarët iranianë në bashkëpunim me shërbimet sekrete.

Comments are closed.