Ludmilla Oliveira da Silva, e njohur me emrin e artit thjesht si Ludmilla, është ‘e dashura sekrete’ e Gabriel Jesus. Siç shkruan “The Sun”, këngëtarja 23-vjeçare është një nga më të famshmet në Brazil, ku ka korrur shumë sukses. Thashethemet qarkullojnë se çifti janë së bashku që nga muaji korrik. Në një intervistë të dhënë për Globo TV këtë muaj, ylli i muzikës Pop mohoi të ketë lidhje me sulmuesin e Manchester City-t.
“Gabrieli është një person i mirë dhe mik i ngushtë i imi”- tha ajo.
Mamaja e Ludmilla-s shpesh herë ka postuar foto në rrjetet sociale me yllin brazilian të kampionëve të Premier League. Ludmilla dhe Gabriel kanë kaluar pushimet verore në të njëjtin plazh në Ibiza, që nuk është aspak rastësi. Mirëpo, ende 21-vjeçari nuk e ka konfirmuar nëse është thjesht një miqësi apo romancë mes tyre. Mbetet të shohim në vijim.