I bukur, i famshëm, i aftë dhe i pasur. Është Cristiano Ronaldo, futbollisti më i fuqishëm në botë, mes më të paguarve dhe më fitimtarëve të të gjitha kohërave. Sozia e Ronaldos quhet Diego Davila, është spanjoll dhe për profesion ka atë të modelit dhe trajnerit të basketbollit, por prej disa kohësh ka lënë pasdore gjithçka për tu transformuar në Cristiano Ronaldo. Diego ngjason me CR7 njëlloj si dy pika uji, një sozi perfekte e kampionit portugez, aq sa e zëvendëson atë, gjithmonë me miratimin edhe të sponsorëve, në evente dhe manifestime, kur Cristiano i vërtetë nuk mund të marrë pjesë, shkruan telesport. Një ngjashmëri e jashtëzakonshme e përforcuar edhe më shumë nga disa detaje të veçanta, sikurse aksesorët, sjellja e njëjtë dhe mbi të gjitha, i njëjti parukier që stilon flokët e të dyve në mënyrë identike.