Shtëpitë Sanzhi UFO të njohura ndryshe si Sanzhi Pod City ishin një grup ndërtesash në qarkun Sanshi, në qytetin New Taipei në Tajvan. Ndërtesat e ngjashme me shtëpitë futuristike kanë qenë të pronësi të Hung Kuo Group. Kompleksi i cili dikur ishte një projekt novator i shtëpive futuristike tashmë nuk ekziston më pasi është shembur. Shtëpitë UFO janë ndërtuar në fillim të viteve 1978. Ata ishin menduar si vendpushim në një pjesë të bregdetit verior dhe shërbenin për oficerët ushtarakë të SHBA-së të cilët vinin nga Azia Lindore. Projekti u braktis në vitin 1980 të humbjeve në investime dhe disa aksidenteve me vdekje gjatë ndërtimit. Këto ndërtesa me strukturë të pazakontë janë përdorur si vendxhirime për kinematografi nga MTV, janë fotografuar nga njerëzit dhe janë bërë objekt i diskutimeve online, duke u përshkruar si qytet fantazmë ose “rrënojat e së ardhmes. Por më 29 dhjetor të vitit 2008 ata janë shkatërruar për t’i hapur rrugën ndërtimit të një resorti turistik me hotele.
Njihuni me “shtëpitë e UFO-ve”, ndërtesat e pazakonta në Tajvan (FOTO)
Leave a comment