“Beauty Center Shpresa”, është një nga qendrat e bukurisë më të njohura, me një klientelë të gjerë. Shpresa Osmani, është ndër ato profesioniste të dëshmuara prej vitesh, që falë punës profesionale dhe sjelljes së trendeve bashkëkohore, ka arritur të ketë emër dhe punë. “Beauty Center Shpresa” që kryen një gamë të gjerë shërbimesh nga fusha e bukurisë, është gjithashtu edhe shkollë, ku nxënëset aftësohen për mbjelljen, kurimin, rregullimin e thonjëve, mbushjen e buzëve me metodat më bashkëkohore, mbjelljen e qerpikë dhe vetullave, etj.
Shpresa Osmani sapo ka finalizuar punën rreth një projekti shumë ambicioz, lansimit në treg të xhelit të parë për thonj me emrin e firmës së saj. Ky produkt i klasit të parë, do të jetë shumë shpejt në treg dhe do të jetë në dispozicion të të gjithë profesionisteve të thonjëve, të cilat “Beauty Center Shpresa” – Gel Polish, mund ta porosisin dhe ta marrin në dy qendrat e bukurisë, atë në Luzern të Zvicrës (Gerlisëilstrasse 44 6020, emmenbrücke Luzern) dhe gjithashtu në pikën në qytetin e Podujevës, që është e frekuentuar gjatë gjithë vitit.
Shpresa, ka treguar se ka punuar fortë për krijimin e xhelit të parë për thonjë që është produkt i klasit të parë dhe që mban emrin e sallonit të saj. Ajo thotë se për ta hedhur në treg këtë produkt është dashur që ai të ketë cilësi të lartë dhe kështu ta fitoi licensën. Osmani, tregon që me këtë xhel shanset për dështim gjatë procesit të punës janë më se minimale dhe e veçanta është se ai qëndron deri në 4-5 javë.