Një tjetër lojtar shqiptar po shkëlqen në kampionatin italian. Pas Strakoshës, tashmë është Elhan Kastrati ai i cili ka tërhequr vëmendjen të shumë klubeve të njohura. Kastrati ka qenë shumë deciziv në disa prej ndeshjeve kryesore të Pescaras duke realizuar në këtë mënyrë pritje të vështira.
Portieri shqiptar ka një meritë të padiskutueshme pasi Pescara qëndron në vendin e katërt në Serie B, me premisa të mëdha për tu ngjitur në elitën e futbollit italian, Serie A. Në ndeshjen në transfertë ndaj Izraelit, 21-vjeçari nga Hasi ishte pjesë e Kombëtares shqiptare të drejtuar nga Panucci.
Kastrati në ndeshjen kundër Veronas ishte një lojtar vendimtar me pritjet e tij duke marrë ovacione edhe nga tifozët kundërshtarë që janë befasuar me performancën e mirë të portierit shqiptar.