Njihuni me njeriun që organizoi gjithçka në ceremoninë madhështore të funeralit të Mbretëreshës (FOTO)

Mbi 4 miliardë njerëz nga e gjithë bota ndoqën funeralin madhështor të Mbretëreshës Elisabeth II. Ishte një ngjarje historike e paparë në dekada. Mbi të gjitha aty spikati përsosmëria dhe korrektesa për çdo detaj. Për kush fshihet pas këtij organizimi që krenoi gjithë britanikët? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje prestigjiozja britanike “Daily Mail” e cila i ka kushtuar një artikull ‘dorës së fshehtë’ që qëndronte pas organizimit. Bëhet fjalë për Edward Wlliam Fitzalan-Howard, 65 vjeç, Duka i Norfolkut.

Ai nuk është aty rastësisht, pasi paraardhësit e tij kanë qenë të angazhuar në organizimin e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, funeralin shtetëror të Winston Churchill në 1965 si dhe ka investuar te Charles për rolin e tij si Princ i Uellsit në vitin 1969.

Duka ka pasur takime vjetore në dhomën e fronit të Pallatit Buckingham, duke punuar ngushtë me nënkolonelin Anthony Mather, një anëtar i familjes mbretërore që ka shërbyer për një kohë të gjatë, e ndërsa në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që u përfshi në organizimin e funeralit ishte nga 20 në fillim të saj deri në 280 në prill të këtij viti. Ai u emërua Kryqi i Madh Kalorës i Urdhrit Mbretëror Viktorian për shërbimet ndaj monarkisë në nderimet e shpallura për Jubileun Platinum.

Advertisements