Dillon Danis, shoku i ngushtë i Conor McGregorit, ka marr vëmendje të madhe mediatike. Luftëtari profesionit i UFC-së është 25 vjeçar nga New Jersey dhe është pjesë e stafit të irlandezit, që i ka ndihmuar atij që nga viti 2016 në stilin e kapjes së kundërshtarëve në luftimet në kafaz. Danis ka arritur që të jetë në vëmendjen e medieve, pas fyerjeve që ia bëri Khabibit, e që u sulmua nga ky i fundit, përcjell lajmi.net. Rusi ishte sulmuar edje më parë nga stafi i McGregorit, por që kjo e fundit solli përmasa më të mëdha. Khabib kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmin ndaj autobusit të tij, andaj fyerjet që iu bënë pas meçit ndaj irlandezit, bënë që ai ta kalojë edhe tetëkëndëshin dhe t’i qëroj hesapet me ta.
https://www.youtube.com/watch?v=VyqYMzvj5yA