Pasi Emma Morano, 117-vjeçarja italiane ndërroi jetë disa ditë më parë, tashmë është një xhamaikane që e mban këtë stafetë. Ajo quhet Violet Brown, në një intervistë të dhënë për një media vendase në 2010, tha se sekreti i saj i jetëgjatësisë është një parim i gjetur në Dhiatën e Vjetër të Bibles: “Ndero nënë dhe babain tënd që të kesh jetë të gjatë”. Ajo ka shmangur rumin, por ha gjithçka përveç pulës dhe derrit. USA Today rrëfen se “Tetoja V”, siç e thërrasin miqtë dhe familja e saj, konsumon peshk dhe dele dhe ndonjëherë këmbët e lopës. Brown, i cili ka lindur më 10 Mars 1900, ka thënë për Gleaner e rregullon ende vetë shtratin e saj çdo mëngjes, lexon, shkruan dhe i qëndron besnike besimit të saj baptist. “E dua Kishën”, ka thënë ajo. Brown mori titullin si personi më i vjetër që jeton në botë pas vdekjes së Morrano që kishte lindur më 1899 dhe ndërroi jetë më 16 prill.
Njihuni me njeriun më të vjetër në botë (FOTO)
Leave a comment