E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka pushtuar mediat së fundmi, me sensualitetin e saj. Pasi solli në jetë vajzën e saj, Alana Martina nëntorin e kaluar, bukuroshja rifitoi shumë shpejt format fizike. Duket që format seksi dhe bukurinë i paska gjenetike, pasi edhe motra e saj është po kaq tërheqëse. Ivana, ndryshe nga Georgina është bionde dhe ka një fizik tepër të tonifikuar dhe seksi. Në profilin e saj në “Instagram”, Ivana ka ndarë disa foto me fëmijët e Ronaldos dhe mbesën e saj, Alana Martina. Gjithashtu nuk mungojnë fotot ku ajo shihet me motrën e saj, Georginan në fëmijëri dhe jo vetëm. Pasi, ajo e ka shoqëruar edhe në ndeshjet ku ylli portugez ka luajtur me Real Madrid dhe Juventus.