Dje janë diplomuar 416 të rinj si zyrtarë policorë në Kosovë. Dhe në gjeneratën e 54-të e Policisë së Kosovës, ajo që ka rënë në sy nga ceremonia e diplomimit ishin dy motrat Konjufca.
Ato rrugëtimin e tyre e kanë vazhduar së bashku edhe në polici, duke qëndruar të pandara. Fotografia e dy motrave kosovare po bën jehonë në rrjetet sociale.