Rolet e gjinive si dhe mënyra se si po interpretohen nga të tjerët është një ndër gjërat që promovon komuniteti LGBTI.
Një fotograf ka bërë një set me imazhe të meshkujve muskulozë, të grimuar si femra për të treguar fuqinë e tyre.
Thomas Evans nga Manhattan në Nju Jork ka marrë meshkuj nudo për fushatën ‘Femme The Man’. 34-vjecari u inspirua nga protesta e femrave pasi presidenti i Amerikës, Donald Trump dha disa komente negative për mënyrën se si duhen trajtuar.
Ai shpreson që të thyejë idetë e meshkujve për femrat nëpërmjet këtyre fotografive. Thomas është homoseksual dhe ai ka vuajtur këtë pjesë për një kohë të gjatë, ndërsa tani kërkon të përfaqësojë cilësitë e tij mashkullore dhe femërore.
“Unë dua të normalizoj idenë e personit që ju doni të jeni, të visheni si të doni. Nuk keni nevojë të fusni veten në një kuti, kategori apo nën një etiketim që shoqëria dëshiron të të bëjë pjesë,” – tha ai për Metro.
/Ora News.tv/