50 ditë nga vdekja e të atit, Maha Vajiralongkorn është kurorëzuar si mbret i Tajlandës. 64-vjeçari është kurorëzuar mbret pas një ceremonie ku kanë marrë pjesë mijëra persona. Vajiralongkorn njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetesës. Ai është martuar tre here, ndërsa aktualisht është i lidhur me një 32-vjeçare. Shumë njerëz në Tajlandë janë skeptikë në lidhje me drejtimin e tij, duke parë jetën që bën.