Me një gëzofë prej 14 mijë dollarë nga lëkura e aligatorit e deri tek avionët privatë të mbuluar me ar, të ashtuquajturi “Kids Rich” të Zimbabve nuk e kanë për turp të shfaqin pasurinë e tyre. Në një vend ku Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë banori është më pak se 1.593 dollarë në vit dhe më i ulët se i Afganistanit, të pasurit atje duken shumë të lumtur për pasurinë e tyre e madje duke kritikuar ata që i kritikojnë për luksin e shfrenuar. E midis atyre që tregojnë jetën e tyre luksoze, janë edhe djemtë e presidenti Robert Mugabe, që ka qëndruar me dekada në pushtet ndërsa dha sot dorëheqjen si Presidenti i vendit. Midis të pasurve janë edhe “oligarkët” vendas përfshirë këtu edhe pronarë mediesh. Vendi i varfër afrikan ka edhe versionin e vet të motrave Kardashian- Vanessa Chironga dhe motrës së saj Michelle, të cilat vozisin me Land Rovers si dhe shpenzojnë dhjetëra mijëra dollarë për dasmat e tyre dhe muajit e mjaltit në ishuj ekzotikë. Ndërsa bëhej thirrje që Robert Mugabe të jepte dorëheqjen si presidentë, djemtë e tij Robert Jr, 24 vjeç, dhe Chatunga, 20 vjeç, po shijojnë stilin e tyre luksoz. Në shtator, Robert Jr bleu dy “Rolls Royce”. Ndërsa studionte Arkitekturën Amerikane në Dubai, ai u kthye në një Batmobile të zezë, të cilën ua tregoi 23.000 ndjekësve të tij në Instagram. Ai tregoi gjithashtu edhe udhëtimin me një avion privat, me pjesë të brendshme të zbukuruar plotësisht me ar. Vëllai i tij Chatunga rregullisht zë titujt kryesor të gazetave afrikane si një nga shpenzuesit më të egër të kontinentit. Dy javë më parë, doli një video prej tij duke derdhur një shishe shampanjë Ace of Spades mbi orën e tij Rolex të rrethuar nga diamanti. Chatunga i tha ndjekësve të tij në Instagram: “60 mijë dollarë në dore kur babai yt drejton të gjithë vendin”.