Mbretëria e shkurtabiqëve ndodhet në Kinë. Është krijuar në vitin 2009. Kjo mbretëri i ka bashkuar qindra shkurtabiq, të cilët e zhvillojnë jetën e tyre, duke u dëfryer dhe duke u ndjerë vetvetja, pa turp se dikush do t’i thotë fëmijë, nga ata që s’i njohin dhe të tjerët do t’i quajnë shkurtabiq, shkruan lajmi.net Njerëzit në këtë mbretëri kanë kuptuar do të mbetën të vegjël nga mosha 5-6-7 vjeçare dhe tani jeta e tyre rrjedh normalisht. Në mesin e tyre, ka të tillë që janë të dashuruar. Shembull për këtë është çifti Aifang dhe Chengjiao, të cilët u njohën para një viti dhe tani janë bashkë. Kurse, ka nga të atillë të cilët fillimisht kishin dëgjuar për këtë mbretëri përmes TV-së. Pavarësisht se ky vend është kritikuar nga mediat më të mëdha botërore dhe shumë njerëz me famë, mbetet strehë e jetës së ëndërruar për njerëzit e vegjël. Në videon më poshtë do të kuptoni histori shumë interesante për jetën e tyre, çfarë bëjnë dhe si zhvillohet jeta këtu çdo ditë.