Divorci është gjithmonë një moment i vështirë në jetën e atyre që e përjetojnë, por “vështirësia” mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin. Procedurat e divorcit në vende të ndryshme nuk janë të njëjta. Nga Arabia Saudite e deri në SHBA, ligjet që rregullojnë shkurorëzimin e dy njerëzve të lidhur në martesë janë të ndryshme, nganjëherë edhe të çuditshme.
– Në Hong Kong, ligji nuk të dënon nëse vret burrin, po e kape në flagrancë me një grua tjetër. Por me një kusht: arma e vetme e lejuar janë duart.
– Në Arabinë Saudite, burri ka të drejtë ta divorcojë gruan nëse ajo nuk di t’i bëjë kafenë.
– Në ishujt Samoa, gruaja ka të drejtë të kërkojë divorcin nëse burri harron ditëlindjen e saj.
– Në Skoci, deri në vitin 1939 ekzistonte një ligj, sipas të cilit, nëse një grua arrinte të çonte në shtrat një burrë, atëherë ligji i jepte të drejtë të martohej me të.
– Në Kansas, nëse gruaja nuk shkon mirë me vjehrrën, ka të drejtë të kërkojë divorcin nga burri.
– Në Delaware (SHBA), nëse martohesh për një bast apo për një sfidë, mund të kërkosh divorcin pa problem.
– Në Kuvajt, nëse një burrë i martuar shikon në mënyrë joshëse një kafshë të seksit femër, rrezikon burgun.
– Në Colorado dhe Hartford, një ligj i vjetër parashikon deri arrestimin e burrit nëse gjatë fundjavës grindet me gruan.
– Në Australi, nëse një grua aborigjene i kërkon divorcin burrit dhe ai nuk pranon, atëherë ajo mund të rimartohet dhe ky veprim i jep fund automatikisht martesës së parë.