Një grua 69-vjeçare nga Florida ka mbuluar pothuajse çdo pjesë të trupit të saj me tatuazhe. Charlotte Guttenberg fitoi “Guinness World Records”, si gruaja me më shumë tatuazhe, ku 98.75 për qind të trupit të saj është e mbuluar me vepra të ndryshme të artit. Guttenberg hyri për herë të parë në librat e rekordeve në vitin 2015 si një prej qytetareve me numrin më të lartë të tatuazheve, kur 91.5 përqind e trupit të saj u mbulua me to. Tani ajo tha se trupi i saj ka arritur “mbushjen e plotë”, pasi vetëm fytyra e saj dhe një pjesë e vogël e duarve kanë mbetur pa tatuazhe. Guttenberg bëri tatuazhin e saj të parë kur ishte 50 vjeç dhe u takua me partnerin e saj Chuck Helmke, personi më i moshuar me tatuazhe, gjatë kësaj seance dhe prej asaj kohe janë së bashku.