Shumica e çifteve të reja vendosin të bëjnë një ose dy fëmijë për shkak të dinamikë së jetës dhe vështirësisë për t’i rritur ata. Por çfarë do të thoshin nëse do ti kishin 38 fëmijë? Kjo nuk është shaka – një grua tani 39 vjeçe nga Uganda ka lindur 44 fëmijë, gjashtë nga ta i humbi, tani në një çati jetojnë 38 fëmijët e saj.
Emri i saj është Mariam Nabatanzi, dhe jeta nuk ka qenë e lehtë për të. Kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, prindërit e saj e shitën atë tek një burrë që kishte 27 vjeç.
Ata e quajtën atë martesë, por Mariam as që e dinte se çfarë po ndodhte me të derisa ajo u la në shtëpinë e “burrit” të saj të ardhshëm. Një vit më vonë ajo kishte binjakët e saj të parë, vitin e ardhshëm lindi trinjak, më pas edhe katërnjak.
Erdhi një pikë kur ajo kishte 23 fëmijë dhe kishte vendosur të mos lindte më – por mjekët pas një ekzaminimi të hollësishëm që i bën, i thanë se ajo kishte numër të lartë të vezoreve dhe se çdo ndërhyrje në trupin e saj do të vinte në rrezik jetën e nënës.
“Të kesh fëmijë është bekim nga Perëndia”, thotë ajo pa ndjerë keqardhje. Por Mariam vazhdon ta ketë problem burrin e saj.
Ai ka edhe shumë fëmijë nga marrëdhëniet e tij të kaluara, Mariam kujdeset për ata, pasi nënat e tyre nuk dihet ku janë. Ajo tregon se burri i saj gjithashtu ushtron dhunë në të, sa herë ajo e kundërshton apo e sugjeron për ndonjë ide që atij nuk i pëlqen.