Kjo është historia e 69 vjeçares nga Gjermania, e cila ka hequr dorë nga përdorimi i parave 15 vjet më parë, dhe thotë se që nga atëherë është shumë më e lumtur, transmeton Periskopi. Heidemarie Schwermer, ish-mësuese e shkollës dhe psikoterapiste, vërteton se ju nuk keni nevojë për para, për të jetuar një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe të plotësuar. Këtë vendim ajo e mori kur u shpërngul të jetonte në Dortmund, më dy fëmijët e saj pas një divorci të vështirë, dhe pa se në qytet kishte shumë të pastrehë përreth. Gjatë një interviste ajo tha “ Dëshiroja të ndihmoja dhe në këtë mënyrë vendosa se nuk do të blejë asgjë, përveç se do të shkëmbej gjërat e panevojshme me ato që më duhen”. Dyqanin të cilin ajo e hapi “Merr dhe jep” i cili u bë shumë shpejt një fenomen, mund të shkëmbeheshin gjëra pa përdorur para të gatshme. Veshjet mund të shkëmbehen për pajisje kuzhine, shërbimet e makinave mund për shërbime hidraulike, e kështu me radhë. Kjo ide për të ndihmuar të pastrehët, ishte që ata të kishin qasje në ushqim, veshje, strehim dhe çdo gjë tjetër që të duan në këmbim të gjërave tjera. Schwermer, beson se të pastrehurit nuk kanë nevojë për para, për tu pranuar në shoqëri mirëpo në vend të kësaj, mundësinë që t’i përdorin aftësitë e tyre personale në mënyra të ndryshme. Në fillim ajo mendoi që eksperimenti i saj për mos-përdorim të parave të zgjaste vetëm 1 vjet, mirëpo kur pa se si në mënyrë drastike ndryshoi jeta e saj për të mirë, 15 vjet më vonë ajo e bënë punën e njëjtë, derisa shtëpinë e paguan me punë të ndryshme humanitare. Historia e saj ka mahnitur njerëz nga e gjithë bota, derisa kishte edhe prej tyre që shprehen mllef, ndërsa Schwermer përfundon: “Jam e lodhur dhe e mërzitur se sa lakmitare dhe e konsumuar shoqëria jonë është dhe ishte”. Ajo gjithashtu ka shkruar dy libra për përvojat e saj, dhe 100% e të ardhurave shkojnë për bamirësi.