Juventus nesër në mbrëmje do të luajë një ndeshje të rëndësishme për Seria A ndaj Napolit në “San Paolo”. Atmosfera në prag të kësaj ndeshje është shumë e ndezur, por për ta bërë edhe më interesante ka menduar gazetarja e “Juventus Channel”, Monika Soma.
Bukuroshja e njohur po kalon pushimet në “Zanzibar”më Afrikën Lindore, duke shmangur temperaturat e ftohta në Torino. Fakti që drejton një emision në kanalin e bardhezinjve, e bën edhe më të lidhur me klubin italian, teksa nuk ngurron që herë pas herë të bëjë foto me futbollistët e këtij klubi.
Së fundmi në profilet e saj ajo ka hedhur disa foto nga pushimet në “Zanzibar” si dhe me yllin e “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala. “Pjesa më e bukur e futbollit kalon nga Juvja”, shkruan ajo në foton me sulmuesin e bardhezinjve. Monika një pjesë të mirë të kohës e kalon në palestër për të ruajtur format perfekte.