Një djalë i vogël kinez, i cili ka lindur me një defekt të rrallë në fytyrën e tij, ka tërhequr vëmendjen e shumë personave nga e gjithë bota. Fëmija i cili ka lindur në provincën kineze Hunan vuan nga një deformim i keq i fytyrës, prandaj dhe mediat e kanë cilësuar atë si “djali maskë”, një nofkë të cilën e ka tanimë prej 7 vitesh. Fëmija vuan nga një çarje tërthore, që do të thotë se në të dy anët e gojës ka dy hapësira të mëdha që drejtohen për te veshët. Në vend të ndjenjës së lumturisë që një mama do të përjetonte në takimin e saj të parë me fëmijën, nëna e tij, Yi Lianxi, tha se ra në dëshpërim. Madje në 4 mars të 2009, ditën kur Huikang lindi, ajo tha se doktorët refuzuan t’ja tregonin fëmijën.“Mu thye zemra. Pse po më ndodhte kjo mua”, tha Lianxi.