Indoneziani Teuku Zulkhairi admirimin e tij për ish-kryeministrin tashmë të ndjerë të Turqisë Necmettin Erbakan dhe për presidentin Recep Tayyip Erdoğan, e ka treguar duke u vënë emrat e tyre fëmijëve të tij. Kështu admiruesi i Turqisë në kryeqytetin Bande Açe të provincës Açe me emrin Zulkhairi fëmijëve të tij u ka vënë emrat Erbakan dhe Erdoğan. Zulkhairi duke folur për dashurinë e tij ndaj Turqisë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) tha se “Unë ndiej emocione të thella për Turqinë dhe shtetin osman për shkak të ndihmave dhe lidhjeve historike me Açen. Kam filluar ta ndjek politikën e Turqisë, e cila luan rol të rëndësishëm në gjeografinë islame, që nga vitet e shkollës së mesme. Me njohjen e Erbakanit interesimi im për politikën turke u rrit edhe më shumë. Unë kam përvetësuar mendimet fetare edhe qëndrimin politik të Erbakanit. Për shkak të admirimit ndaj tij, unë vendosa t’i vë emrin Erbakan djalit tim të parë i cili lindi më 4 mars 2011”.
Ai tha se fëmija i dytë i tij ishte vajzë por që ai kishte dhënë fjalën se nëse do të ketë edhe një djalë do t’i vë emrin Erdoğan.
“Pas kësaj fjale që ia dhashë vetes, Allahu i pranoi duatë (lutjet) e mia dhe më 24 qershor të vitit 2014 ma dhuroi një djal. Faktori kryesor që unë ia dhashë emrin djalit tim të dytë Erdoğan është që presidenti Erdoğan është shndërruar në një identitet i cili përfaqëson Islamin në arenën ndërkombëtare. Posaçërisht qëndrimi i tij për Palestinën në Davos dhe ky pozicionim të cilin nuk ka arritur ta mbajë askush më parë, janë arsyet kryesore të adimirimit tim ndaj Erdoğanit”, tha Zulkhairi. Duke vënë në dukje se Erbakani dhe Erdoğani ndaj të cilëve ndien admirim, kanë shkuar drejt rrugës së otomanëve, Zulkhairi tha se “Açe dhe Perandoria Otomane kishin një mbështetje të madhe gjatë historisë. Gjatë asaj kohe, perandoria osmane kishte ardhur në këto troje kundër përpjekjeve të portugezëve për ta pushtuar Açen. Për këtë arsye unë kam një dashuri të pafund ndaj Perandorisë Osmane.
Po ashtu me krenarinë që ndiej për shërbimet e mëdha të Perandorisë Osmane për gjeografinë Islame, nëse do të më lind një djal tjetër atij do t’i vë emrin Ertuğrul, babait të themeluesit të kësaj perandorie, Osman Beut”. Zulkhairi po ashtu theksoi se ka për qëllim forcimin e lidhjeve historike mes këtyre shteteve e cila bazohet në vite të tëra dhe që Turqia të njihet edhe më shumë në Indonezi. “Unë për këtë qëllim hapat më të mëdha i kam bërë duke u vënë emrat e fëmijëve të mi Erbakan dhe Erdoğan. Unë me artikujt që kam shkruar në mediat lokale po përpiqem ta promovoj këtu Turqinë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga kjo punë”, tha ai.
Zukhairi është kryesues i një grupi të një rrjeti social i cili përbëhet nga admiruesit e Turqisë në Açe. Me këtë grup ai bën organizime për promovimin e Turqisë. Këtë e bën po ashtu në faqen blog të tij ku shkruan për fusha të ndryshme duke filluar nga politika e kultura e Turqisë.