Njihuni me djalin-ujk (FOTO)

Një djalë indian vuan nga një çrregullim i rrallë që njihet si “sindroma e ujkut”, që ia ka mbushur fytyrën me qime. 13-vjeçari Lalit Patidar ka lindur me hipertrikozë, një çrregullim i patrajtueshëm që mbulon trupin e personit me qime.

Adoleshenti thotë se ka mësuar ta pranojë veten siç është, por ata që nuk e njohin ndonjëherë e shajnë “majmun” dhe i gjuajnë me gurë në rrugë.

Ai ka dëshirë që kur të rritet të bëhet polic, në mënyrë që të fusë në burg të gjithë hajdutët dhe kriminelët.