Njihuni me djalin “mrekulli”: Peshonte më pak se 1 qese sheqeri! (FOTO)

Ollie Harrison lindi 4 muaj para kohe. Ai peshonte më pak se 1 kilogramë dhe mjekët ishin thuajse të bindur që nuk do të mbijetonte.

Coutney Scott, nga Hull në Angli, e solli në jetë djalin e saj kur ishte vetëm 26 javëshe shtatzënë, më 30 Tetor të vitit të shkuar. 22-vjeçarja priste të lindte në fillim të Shkurtit, por kur nisi të kishte dhimbje barku shkoi në spital nga meraku.

Mjekët i thanë nënës së se re qeska amniotike, aty ku fetusi zhvillohet, ishte gati të çahej dhe me gjasë bebja do të lindte para kohe. Stafi mjekësor u përpoq që të ngadalësonte procesin, por të nesërmen 22-vjeçarja solli në jetë djalin e saj që peshonte më pak se një qese sheqeri.

Ai u vendos menjëherë në ventilator dhe qëndroi për 15 javë në spital duke luftuar me sepsis, helmim të gjakut, probleme me frymëmarrjen dhe sëmundje kronike të mushkërive.

Prindërve të tij iu tha që të përgatiteshin për më të keqen. Por përtej çdo parashikimi, Ollie luftoi çdo betejë dhe la spitalin pas 3 muaj e gjysmë pas lindje, teksa peshonte gati 4 kilogramë. Prindërit e tij thonë se tashmë i vogli gëzon shëndet të plotë.