Ndoshta e keni parë edhe më herët, por djaloshi nga Kina, Ryusei Imai ka vazhduar të merret me përmirësimin e aftësive të tij në Arte Marciale. Disiplina e preferuar e tij është e njëjtë me atë të legjendës së këtyre arteve, Bruce Lee. Bëhet fjalë për disiplinën e Kung Fu. Sot ai është shtatë vjeç, por debutoi në skenë vetëm në moshën pesë vjeçare, kur morri pjesë në programin për talent, “Super Kids”, transmeton Periskopi. Imai, impresionoi shumë me aftësitë e tij që tregoi në programin për talent, duke bërë që videoja e tij të shpërndahet anembanë internetit. Ajo që të mbetet në mendje kur shikoni këtë djalosh është ngjashmëria e lëvizjeve të tij me ato të ish artistit marcial dhe ish aktorit të Hollywood-it, Bruce Lee. Këtë e ilustrojnë shumë mirë fotografitë e më lart, por edhe disa video ku mund të shihni Imain derisa ushtron dhe ekzekuton lëvizje shumë të vështira.
Kështu ushtron Ryusei: