Në basketboll për femra Flamurtari ka fituar bindshëm përballë Apollonisë, me shifrat 74-121. Në këtë ndeshje ra në sy basketbollistja vlonjate Elektra Zykaj, e cila me 79 pikët e shënuara, jo vetëm që ka shënuar më tepër se e gjithë skuadra e Apollonisë, por ka vendosur rekord. Në përfundim të ndeshjes, më shumë sesa rezultati i takimit, diskutimi mbeti tek rekordi i Zykajt, e cila me tetë gjuajtje të sakta për 3 pikë dhe 27 për 2 pikë vendosi rekordin e 79 pikëve, gjë që nuk arrihej prej të paktën 15 vitesh.