Njihuni me aeroplanin transparent (FOTO)

Aeroplani i së ardhmes që parashikohet të jetë gati për fluturimin e tij të parë në vitin 2050 do të ketë 1000 vende. Aeroplani nuk do të jetë realisht transparent por në pjesën e brendshme të tij do të vendosen projektorë që do të transmetojnë ‘live’ çfarë ndodh jashtë duke krijuar idenë se jeni duke fluturuar mbi re. Kjo do të realizohet nga mini-kamera që do vendosen në pjesën e jashtme të aeroplanit, i cili përveçse dritareve të pilotëve nuk do ketë dritare të tjera. Ky avion do të ketë gjithçka të teknologjisë më të fundit që është zbuluar deri më tani, por edhe që do të zbulohet me kalimin e viteve.