Njihni me shumën e premtuar dhe “kushtin” e vendosur për Bejrutin

72

Udhëheqësit ndërkombëtarë u takuan për të diskutuar ndihmën për Libanin në një konferencë të donatorëve të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kombet e Bashkuara dhe treguan që ndihma e dhënë vendit duhet të vijë me reforma.

Konferenca synon të mbështesë vendin e Lindjes së Mesme pas një shpërthimi tragjik në kryeqytetin Bejrut, i cili vrau 158 njerëz.

“Qëllimi i kësaj konference është që ne të bashkohemi sot për të bashkuar përfundimisht burimet tona në ditët dhe javët në vijim për të adresuar nevojat e popullatës së Bejrutit”, tha Macron ndërsa konferenca e donatorëve filloi të dielën.

Donatorët ndërkombëtarë thanë pas konferencës se ndihma do të duhet të vijë me reformat e kërkuara nga protestuesit.

Elysée konfirmoi për AFP se donatorët mbledhën gjithsej 250 milion € për të mbështetur Libanin.

Komisioni Evropian tha në një deklaratë se do të dhurojë një shtesë prej 30 milion € mbi 33 milion € tashmë të premtuar për vendin.

Financimi do të shkojë për organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të dhe do të “monitorohet rreptësishtë”, tha blloku në një deklaratë.

Shumë libanezë kanë inkurajuar donatorët ndërkombëtarë të kontribuojnë në organizatat jofitimprurëse që punojnë drejtpërdrejt me njerëzit, të shqetësuar se fondet ndërkombëtare do të humbasin në një vend të njohur për korrupsionin.

Libani renditet në 137 nga 198 vendet në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International’.

Përveç dëmtimit të gati gjysmës së qytetit dhe plagosjes së mijëra njerëzve, shpërthimi i ndodhur në 4 gusht erdhi gjatë recesionit më të keq ekonomik në vendin prej më shumë se gjashtë milion banorësh.

Valuta ka rënë me 80 përqind dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte paralajmëruar para shpërthimit që banka qendrore kishte pësuar humbje në vlerë dhjetëra miliarda euro.

“Të gjithë e dimë se kjo tragjedi goditi një vend i cili ka kaluar një krizë shumë të thellë politike dhe ekonomike për disa muaj që ka vazhduar të përkeqësohet,” u tha Macron udhëheqësve ndërkombëtarë.

“Shpërthimi i 4 gushtit dukej si një goditje e fortë”, shtoi ai, duke shpjeguar se kishte folur me krerët libanezë për nevojën për të reformuar vendin dhe për të zgjidhur çështjen e korrupsionit.

Comments are closed.