Njëzet e katër persona janë lënduar në një aksident zinxhiror të 40 automobilave, që ndodhi gjatë stuhisë së madhe të borës në pjesën verilindore të Sllovakisë, njoftoi policia sllovake.
Zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit Boris Hmel deklaroi se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës gjashtë të mëngjesit në afërsi të qytetit Poprada. Automobilat e dëmtuar e kanë bllokuar autostradën, e cila e lidh kryeqytetin Bratisllavë me pjesët lindore të vendit. Autoritetet njoftuan se i kanë evakuuar njerëzit nga automobilat.