Paris, 24 korrik – Për 20 departamente nga Franca veriore është shpallur faza më e lartë e kuqe e kujdesshmërisë, që është pa precedent në Francë, publikoi Meteo Frans. Gjashtë departamentë tjerë janë në nivelin e portokallt. Sot temperaturat nën hije janë mes 36 dhe 42 gradë Celsius, me paralajmërim të rritjes së re nesër.
Parisi, rajoni i tij, Il-de-Frans, një pjesë e Normandisë dhe Shampanjit, tani nga ora 16 janë vendosur në kujdesshmëri të kuqe nga ana e Meteo Frans-it për shkak të valës së ngrohtë.
Për herë të parë nga krijimi i kësaj vegle në vitin 2004, për paralajmërim më të mirë të qytetarëve, ka aq departamentë në fazën më të lartë të kujdesshmërisë.
Në të njëjtën kohë, mbi 80 departamentë francezë po ballafaqohen me mungesë të ujit, posaçërisht për ujitje, për shtat të reshurave të dobëta në dimër. Pasojë nga kjo është se shumë kultura bujqësore më nuk ujiten, ndërsa zvogëlohet edhe prodhimi i energjisë elektrike të centraleve bërthamore, të cilat nuk mund të funksionojnë pa ujin për ftohje.(koha.mk)