Shumica e mjekëve në njësitë e kujdesit emergjent të spitaleve shtetërore në Delhi, e njohin Suraj Prakash Vaidin. Ai është ish-shofer 66 vjeçar dhe njihet për të gjithë si ”Njeriu i orarit të Artë”. Për më shumë se tre dekada, zoti Vaid ka nxituar viktimat e aksidenteve të trafikut në spitale të ndryshme të qytetit, kur të tjerë kaluan thjesht duke qëndruar dhe duke parë. “Unë kam shpëtuar 92 njerëz deri më tani. Kam regjistruar raste aksidenti me policinë, u paraqita në gjykatë si dëshmitar okular dhe i ruajta vlerat e viktimave derisa të afërmit e tyre mbërritën”, tha ai për BBC. Sipas Komisionit Ligjor të Indisë, 50% e vdekjeve në rrugë në vend mund të shmangeshin nëse viktimat kishin marrë vëmendje mjekësore brenda 60 minutash pas aksidentit. Një gjë të tillë ofronte gjithmonë Suraj tashmë 66 vjeçar. Por një sondazh i SaveLife Foundation, një grup avokimi për sigurinë rrugore, zbuloi se 74% e pasagjerëve indian refuzuan të ndihmonin viktimat e aksidenteve rrugore.
Njeriu që shpëtoi 92 viktima të aksidenteve (FOTO)
Leave a comment