Njeriu që fitoi 5 miliardë dollarë në 48 orë

Sipas Forbes, biznesmeni francez, Bernard Arnault, fitoi 5.1 miliardë dollarë për 48 orë, pasi kompanitë e tij patën një rritje të vlerës së aksioneve në bursë.

Pasuria e Arnault ka shkuar 96.3 miliardë dollarë, dhe për disa kohë gjatë vitit që shkoi u bë i dyti më i pasur në botë, pasi ia kaloi Bill Gejtsit në vend të dytë, ndërkohë që Xhef Bezos i Amazon qëndron në vend të parë.

Arnault është pronar i grupit LVMH, që ka si pronësi 70 nga markat më të njohura të luksit, si Christian Dior, Louis Vuitton, Dom Perignon Champagne, TAG Heuer, Rimowa etj.