Për një rastësi të vërtetë, për disa ditë, një person u bë pa e ditur, njeriu më i pasur i të gjithë planetit. Fati i pazakontë i trokiti një qytetari belg nga Dinant, Luc Mahieux, i cili zbuloi se dikush të mërkurën kishte hedhur në kartën e tij Visa, një shifër çmendurisht të lartë, mbi 2 mijë miliardë euro. Por ndjesia e çuditshme e të qenit njeriu më i pasur në botë i të gjitha kohërave, zgjati vetëm pesë ditë, deri kur banka anuloi shumën. “Mendova se të gjithë problemet e mia do merrnin fund”, tha për rrjetin lokal ‘MaTele’, Luc Mahieux, i cili punon si asistent në parlament. Teknikët e mashtrimit, nuk dinë të shpjegojnë se si një shumë e tillë mbërriti në llogarinë e Luc dhe as se nga ku.