Mashkulli ka shpenzuar 50,000 dollarë në kirurgjinë plastike për tu bërë një alien, dhe shumë shpejt do ti heq gjenitalet e veta, shkruan Daily Mail. Vinny Ohh, 22 vjeçari nga Los Angeles, ka pasur më shumë se 110 intervenime për ta transformuar në një njëri “pa gjini”, në jashtëtokësor. Grimeri beson së ai nuk është as femër, as mashkull, dhe pamja e tij ekstreme thotë se është pasqyrë i ndjenjave thellë brenda vetes. Ai po ashtu gjatë gjithë kohës mban edhe thjerrëza të errëta, dhe ka ngjyrë të flokëve të pazakontë. Tani ai po planifikon të paguaj 160.000 dollarë në një operacion të rëndë, me anë të së cilës do ti heq gjenitalet, thithkat dhe kërthizën. “Unë dua të jem një alien i pa gjini, dua që pamja ime e jashtme të reflektojë ndjenjat e mia”, tha Vinny.