“Nuk është e këndshme t’i kërkohet një nëne: a je e sigurt që janë binjakë?”, – tregon 30-vjeçarja Teegan Wardill nga Townsville, në Australi. Ajo që ka shkaktuar dyshimin tek njerëzit e zakonshëm, është ngjyra e lëkurës së djemve të saj: Lucas, me sy të kaltër dhe lëkurë të çelur dhe Levi, sy dhe flokë ngjyrë gështenjë në të errët. “Unë dhe Justin, bashkëshorti im, – vazhdon ajo, – e kemi zbuluar ndryshimin e tij në javën 1 9-të të shtatzënisë, gjatë ekografisë 3D”. Pas lindjes dhe pastaj rritjes, kanë nisur të shfaqen ndryshimet gjenetike tek dy vëllezërit: Lucas ka marrë gjithçka nga nëna, ndërsa Levi ka trashëguar gjenet e të atit, i cili ka origjinë indiane. “Por janë të veçantë, nuk janë të ndryshëm”, – saktëson nëna e binjakëve.