Njerëzit vetëdijesohen, ja nga çfarë duan të heqin dorë këtë vit

17

Shumë njerëz duan të lenë rrjetet sociale se sa pirjen e duhanit në vitin 2017. Në këtë rezultat ka dalë një studim i kryer së fundmi në Britani. Në studim janë marrë më shumë se 1,500 njerëz, të cilët u pyetën lidhur me planet që kishin për vitin 2017 dhe ndër prioritetet që mbizotëron më shumë rezultoi mos përdorimi i rrjeteve sociale dhe vetëm 8% prej tyre donin të heqin dorë nga konsumimi i duhanit. “Hulumtimi i fundit ka treguar se përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale mund të ndikojë keq në shëndetin e njerëzve”, është shprehur CEO i Bidvine.com. “Është interesante që njerëzit kanë filluar të vërejnë ndikimin negativ të përdorimit të rrjeteve sociale dhe kjo rezultoi të jetë një ndër gjerat që ata duan të heqin dorë gjatë këtij viti”, është shprehur Sohrab Jahanbani. Studimet kanë treguar më parë se përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, krijon shfaqjen e depresionit tek të rinjtë. Studimi gjeti se njerëzit që përdorin mediat sociale kanë tre herë më shumë gjasa të kalojnë në depresion, në krahasim me ata që duke përdorin shumë rrjetet sociale. Disa kanë sugjeruar se duke reduktuar kohën e  shpenzuar në rrjetet sociale mund të ketë një efekt pozitiv mbi shëndetin mendor.