Njerëzit që pinë kafe janë më pak të rrezikuar për të vdekur nga një sërë shkaqesh, duke përfshirë sëmundjet e hemorragjisë dhe sëmundjet e mëlçisë, thanë hulumtuesit por edhe ekspertët, transmeton gazetametro.net. Ata thonë se lidhja mund të jetë vetëm tek kafetarët që kanë sjellje të shëndetshme. “Është e besueshme se ka diçka tjetër pas kësaj që po shkakton këtë marrëdhënie”, tha Marc Gunter, një bashkautor i një prej studimeve, nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin. Por, ai shtoi, bazuar në qëndrueshmërinë e rezultateve, se ai do të habitej nëse vetë kafeja nuk do të luante një rol në reduktimin e rrezikut të vdekjes. Rreth 2.25 milionë filxhanë kafe konsumohen në mbarë botën çdo ditë. Ndërsa studimet e mëparshme kanë sugjeruar se kafeja mund të ketë përfitime shëndetësore, hulumtimi i fundit përfshin grupe të mëdha dhe të larmishme pjesëmarrësish.
STUDIMI I PARË – shqyrtoi konsumin e kafesë në mesin e më shumë se 185,000 pjesëmarrësve të bardhë dhe jo të bardhë, të rekrutuar në fillim të viteve 1990 dhe pasoi një mesatare prej mbi 16 vjetësh. Rezultatet zbuluan se pirja e një kafeje në ditë ishte e lidhur me një rrezik 12% më të ulët të vdekjes, nga çdo shkak, ndërsa ata që pinin dy ose tre gota në ditë kishin një rrezik më të ulët prej 18%. “Kemi gjetur se personat që pinë kafe kanë pasur një rrezik të reduktuar të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, nga kanceri, nga goditja, sëmundjet e frymëmarrjes, diabeti dhe sëmundjet e veshkave”, tha Veronica Setiaëan, profesoreshë e mjekësisë parandaluese në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe një bashkë- autor i hulumtimit.
STUDIMI I DYTË – më i madhi i këtij lloji, përfshiu më shumë se 450,000 pjesëmarrës, të rekrutuar në mes të viteve 1992 dhe 2000 në dhjetë shtete evropiane, të cilat u ndoqën përsëri për pak më shumë se 16 vjet mesatarisht. “Ne menduam se kjo analizë do të kapte disa ndryshime në metodat e përgatitjes së kafesë dhe zakonet e pijes”, tha Gunter. Pas analizimit në bazë të një sërë faktorësh, përfshirë moshën, statusin e pirjes së duhanit, aktivitetin fizik dhe arshinin, janë marrë parasysh ata së që pinë tre ose më shumë gota në ditë, kanë një rrezik prej rreth 18% për qind më të ulët për të vdekur, kjo për meshkujt ndërsa për femrat një rrezik prej 8% më të ulët për të vdekur nga sëmundjet e ndryshme.