Njerëzit i njohin madje pesë mijë fytyra, është rezultat i pabesueshëm studimit të parë të këtij lloji. Hulumtimi është botuar në revistën Proceedings of the Royal Society B.
Në universitetin në York është zbuluar se aftësitë e njeriut mundësojnë procesuimin e pesë mijë fytyrave, të cilat i hasim në rrethinë apo vetëm i shohim në televizor.
“Jemi mësuar që nga fytyra çdo ditë t;i njohim miqtë, kolegët, yjet e të tjrët”, thotë Rob Jenkins, psikolog nga universiteti i Yorkut. “Por, askush deri më tash nuk e ka ditur se sa fytyra vërtet i njohim”.
Prandaj në studim kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të përshkruajnë sa më shumë fytyra të cilat i njohin nga jetët private. Pastaj është dashur të përshkruajnë personat të cilët i dinë, por nuk i njohin personalisht.
Pastaj u janë treguar mijëra fotografi të të famshmëve dhe ata është dashur të përgjigjen se cilët i njohin. Numri i fytyrave të cilat pjesëmarrësit i kanë nohur ka qenë i madh. Përafërsisht nga njëmijë deri në dhjetë mijë.
Dobia potenciale
“Kjo do të thotë se personi mesatar mund të njohë rreth pesë mijë”, ka thënë Jenkins. Mendohet edhe se ky numër, si pikënisje për të parin “vokabular facial”, mund të ndihmojë me rastin e zhvillimit të softuerëve për njohje, çfarë ka gjithnjë e më shumë në aeroporte dhe në hetimet e krimeve. Mund të ndihmojë edhe që të kuptohen më mirë rastet e ndërrimit të identitetit.
Jenskins thotë se nuk është e pamundur që disa njerëz të mësojnë se si të mbajnë mend e të njohin numër të pakufizuar fytyrash. Me kusht që të kenë praktikë të mjaftueshme.
Numri i fytyrave, të cilat pjesëmarrësit ia kanë dalë t’i njohin shumëfish i tejkalon nevojat evolucioniste, sepse me mijëra vjet njërëzit kanë njohur memzi dhjetë persona në jetë.
Jenkins shpjegon se nuk është krejtësisht e qartë pse e kemi zhvilluar këtë aftësi.
“Ndoshta është ky edhe një prej rasteve të teprimit, çfarë i shihim në natyrë”. “Për shembull, helmi i një merimange mund të vrasë kalin – ndonëse merimanga nuk ka nevojë ta hajë”, përfundon ai.