Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kristiano Ronaldo tregon se asgjë nga ato që ka arritur në jetë nuk ka qenë e lehtë, duke u shprehur se njerëzit mendojnë se gjërat janë të thjeshta. Për të arritur në majë, luzitani tregon se i është dashur shumë punë dhe pikërisht këtë kërkon t’ia transmetojë edhe djalit të tij, Kristiano Xhunior, i cili nuk e beson se i ati ishte rritur në kushte të vështira.
“ Djali im Kristianinjo, kur e pa vendin se ku isha rritur nuk e besonte. Por, për t’u shndërruar në një futbollist të madh duhet shumë punë, dhe këtë po mundohem ta bëj ta kupton edhe djali im. Njerëzit mendojnë se gjërat në këtë jetë janë të thjeshta.
Makinat, shtëpitë, veshjet… sikur çdo gjë bie nga qielli. Por, ajo që dua ta bëj djalin tim të kuptoj është se vetëm talenti nuk mjafton. Vetëm me punë dhe përkushtim mund të mbërrish dhe të kesh ato çfarë dëshiron”, tha Ronaldo.