Kërkuesit në Austri kanë zbuluar se njerëzit “qesharak”, e sidomos ata të cilët kanë një humor “të errët” janë shumë të zgjuar. Ata argumentojnë se përfshihet si aftësia emocionale ashtu dhe ajo konjitive për të prodhuar humor.
Analizat e tyre tregojnë se këta njerëz kanë një nivel të lartë inteligjence verbale dhe jo-verbale. Njerëzit që bëjnë për të qeshur janë jo vetëm të zgjuar por dhe tërheqës për t’i bërë pjesë të shoqërisë suaj. Evidencat tregojnë se të pasurit humor është e lidhur me inteligjencën e lartë emocionale dhe është një cilësi e dëshirueshme për një partner.
Në psikologji përdoret termi “stili pozitiv i humorit” për t’ju referuar njerëzve të cilët e përdorin humorin për të rritur marrëdhëniet dhe për të zvogëluar konfliktet. Ky lloj humori është i lidhur me kënaqësinë e marrëdhënieve, vetëvlerësimin e lartë.
Por humori negativ si psh sarkazma, nuk na sjell të njëjtat përfitime. Ato janë më tepër të lidhur me një gjendje depresive dhe agresiviteti. Njerëzit qesharak jo vetëm që bëjnë njerëz të tjerë të qeshin, por ata qeshin më shumë me veten e tyre. Dhe neurobiologjia tregon se e qeshura çon në ndryshime të trurit, të cilat mund të shpjegojnë lidhjen midis humorit dhe inteligjencës.