Ekspertët kanë veçuar disa postime që bëhen në rrjete sociale, që tregojnë se në jetën reale këta njerëz janë të palumtur.
– Ata postojnë vazhdimisht edhe gjëra pa rëndësi: Këto persona janë të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa bërë status. Mjafton të jenë në qendër të vëmendjes!
– Postojnë direkt arritjet e veta: Jeta boshe e tyre bën që çdo gjë të mirë që iu ndodh në jetë t’ua tregojnë të tjerëve. Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj. Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe.
– Postime romantike nga jeta e tyre në çift: Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto, apo shprehje romantike për jetën e tyre në çift, në fakt ndihen të pasigurt. Njerëzit e sigurt nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve sa shumë e duan njëri-tjetrin!