Ata që besojnë janë më të lumtur se ata që nuk besojnë. Ky është një prej rezultateve të një studimi që është kryer në Mbretërinë e Bashkuar, për rreth tri vite. Zyra e Statistikave Kombëtare në Britani të Madhe ka publikuar këtë raport duke analizuar mirëqenien personale tek 300,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë vend studiuesit nxjerrin hindusët janë më të lumturit duke shënuar edhe mbi-mesataren më të lartë sipas të dhënave të hartuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare. Ndërsa të dytët janë dalë të jenë krishterët e të gjitha besimeve, të ndjekur nga Sikhsët dhe Budistët. Ata që i ndoqën këto fe ishin më të lumtur sesa mesatarja e personit, i cili shënoi një vlerësim prej 7.39 nga 10. Siç transmeton gazetametro.net 7.57 është vlerësimi për lumturinë që kanë marrë Hindusët, ndërsa 7.47 kanë marrë të krishterët, duke u ndjekur nga Sihksët me 7.45 dhe Budistët me 7.41. Nën mesatarën kombëtare me 7.37 kanë dalë të jenë Hebrenjtë ndërsa me përqindjen më të ulët janë dalë të jenë Myslimanët me 7.33. Njerëzit që nuk kishin fe kanë dalë të jenë më të palumtur me vetëm 7.22 nga 10, sa ishte vlerësimi total.
Njerëzit e cilës fe janë më të lumtur?
Leave a comment