Ne jetojmë në një botë që na vendos standarde papërballueshëm të larta për mënyrën sesi duhet të dukemi. Në kohën kur ajo ishte nxënëse shkolle shqetësimi më i madh i Victoria Wright mund të ketë qenë ndonjë akne në fytyrën e saj deri ditën kur ajo u diagnostikua me Terra BISM.
Çrregullimi në rastin e Wright shkakton një rritje dramatike të nofullave me kalimin e kohës dhe rezultati sjellë deformim vizual dhe trysni në zonën e syve.
Doktorët thonë se koka e Wright është rritur aq shumë saqë peshon sa një top bowlingu. Kuptohet që rritja me këtë kushtëzim biologjik nuk mund të vinte e pashoqëruar me vështirësi të tjera në jetën e Victorias, p.sh përqeshjet e njerëzve të cilët e quanin Buzz Lighyear.
Megjithatë, ajo mban gjithnjë qëndrim pozitiv dhe ka refuzuar kirurgjinë plastike për ta bërë veten të duket pak më normale, pasi ajo mendon se duke kryer ndërhyrje kirurgjikale nuk është mënyra e duhura për t’i bërë njerëzit të të pranojnë e të duan ashtu siç je.